E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza racizmi kundër sulmuesit Piter Krauç

Sulmuesi i Liverpulit, Piter Krauç, është në qendër të akuzave për deklarata raciste pas komenteve të bëra në dëm të mesfushorit të Çelsit, Xhon Obi Mikel. Shoqëria që menaxhon lojtarin nigerian, SEM, ka reaguar ashpër ndaj akuzës të sulmuesit se të huajt janë mashtrues. "Ne mendojmë se deklaratat e Krauç ishin raciste ndaj të gjithë futbollistëve të huaj, jo vetëm atyre me ngjyrë apo afrikanëve. Ne do të kërkojmë një takim me përfaqësuesit e Komisionit për të Drejtat e Njeriut që të sqarojmë këtë çështje", ishte reagimi i SEM. Ndërsa Obi Mikel ka deklaruar se Krauç po fyente edhe shokët e tij të skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›