E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Ndjehem i lumtur vetëm nëse do fitoj

Një sfidë brenda sfidës, ajo ku Ibrahimoviç do të luajë kundër Kakasë në derbin Inter-Milan. Klasi i suedezit përballë efikasitetit të brazilianit. Ibra ka zgjedhur rrugën më të shkurtër për të folur rreth kësaj përballje: "Dua vetëm të fitoj". Duke filluar nga derbi, sigurisht. "Është një ndeshje e mrekullueshme dhe emocionuese. Janë sfida të tilla ato që të japin stimujt e duhur për të vazhduar përpara. Fitorja kundër Milanit do të ishte mënyra më e mirë për të mbyll një vit shumë të bukur". Sezonin e kaluar, sulmuesi zikaltër ka shënuar dy gola në portën e Milanit dhe ai shpreson të përsëritet. Madje, nuk i trembet faktit se kuqezinjtë sapo janë shpallur kampionë të botës për klube. "Ata sapo kanë fituar Botërorin e klubeve, por ne jemi duke luajtur shumë mirë: dua ta fitoj këtë derbi me çdo kusht, të tjerat nuk më interesojnë. Kjo është arsyeja përse premtoj se do të jap maksimumin për të ndihmuar Interin. Nuk kam më asgjë tjetër për të thënë, do të ishin të tepërta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›