Benitez: Koha, çelësi i suksesit
Momentalisht trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, duket se nuk e ka të sigurt të ardhmen në skuadër. Hijet e Jurgen Klinsmanit, i cili përflitet si kandidat për zëvendësimin e tij kanë sjellë jo pak shqetësim. Në këtë kuadër, trajneri ka folur rreth nxitimit të pronarëve për të larguar trajnerët, duke iu referuar teknikut të Fullhemit, Sançez, i shtati i larguar në Premiership në këtë sezon. "Çelësi i suksesit është koha, por jo të gjithëve u lihet një periudhë e mjaftueshme në dispozicion për të punuar, pasi qarkullojnë shumë para, e të gjithë kërkojnë të fitojnë".