E Diel, 1 Nëntor 2026

Joakim Lëv mbron Lehman: Ai është portieri ynë

Portieri i Arsenalit, Jens Lehman, do të vazhdojë të jetë titullar në Kombëtaren gjermane gjatë EURO 2008, edhe pse ai nuk po aktivizohet me skuadrën e tij. Sipas trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv, 38-vjeçari është një lider i përfaqësueses falë eksperiencës së jashtëzakonshme që ka grumbulluar në vite. "Jens ka shumë cilësi. Ai është një lider i padiskutueshëm në skuadër dhe ka treguar në të kaluarën që reagon mirë ndaj presionit. Ndaj Anglisë dhe Irlandës ai ishte i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk aktivizohej me skuadrën e tij. Ne kemi besim te Lehman, ai është numri 1 për ne dhe do ta tregojë këtë në EURO 2008", tha Lëv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›