Mançini premton: Një ndeshje spektakolare
Viti 2007 për Interin mund të cilësohej praktikisht perfekt, nëse nuk do të ishte për rrëshqitjen e fillimsezonit (Superkupën e Italisë të humbur me Romën) dhe për humbjen me Fenerbaçen në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, tashmë kampionët e Italisë do të përballen me Milanin, kampion bote për klube. Për trajnerin Roberto Mançini, zikaltërit janë skuadra që rrezikon më shumë sot: "Ne jemi në krye të klasifikimit dhe kemi më shumë për të humbur nëse nuk marrim rezultat pozitiv". Më tej tekniku ka premtuar se sfida do të jetë spektakolare: "Është një derbi dhe si zakonisht kjo është një ndeshje e veçantë. Kjo është një sfidë mes dy skuadrave të mëdha, e spektakli nuk do të mungojë, shpjegoi Mançini. Si ne, ashtu edhe Milani kemi futbollistë, të cilët mund të bëjnë diferencën. Ky derbi bëhet edhe më i veçantë pasi do të luhet në 23 dhjetor, një datë krejt e ndryshme nga e zakonshmja". Për protagonistët: "Mendoj se Ibrahimoviç dhe Kaka janë dy futbollistët që mund të vendosin këtë takim".