E Diel, 1 Nëntor 2026

Atletiko, ja pse iku Manike

"Marca" ka shpjeguar arsyet reale që detyruan drejtuesit e Atletiko Madridit të nxjerrin në shitje mesfushorin portugez Manike. Shkak është bërë prishja e marrëdhënieve të lojtarit me stafin teknik, por edhe me drejtuesit e lartë. Atletiko bëri të ditur se do të shiste Manike vetëm një ditë pasi ai refuzoi të luante në Kupën e Mbretit kundër Granadës, me pretekstin se ishte dëmtuar, por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Për portugezin interesohen klube anglezë dhe italianë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›