E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj pret të përndjekurit për ligjin

Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u takua dje me përfaqësues të shoqatave të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, për të diskutuar rreth zbatimit të ligjit për dëmshpërblimin e tyre. Sipas zëdhënëses së dikasterit të drejtësisë, Alibeaj u kërkoi bashkëpunim përfaqësuesve të shoqatave, që ata t‘i bëjnë të njohur ligjin, kërkesat e tij, si dhe anën praktike të zbatimit, të gjithë shtresës së ish-të dënuarve politikë që ata përfaqësojnë. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë po punon për nxjerrjen në kohë sa më të shpejtë të akteve nënligjore që do të ndihmojnë në zbatimin e procesit të regjistrimit të kërkesave të ish të dënuarve politikë. Ministri ka pranuar edhe kërkesën e përfaqësuesve të shoqatave për të qenë aktivë në këtë proces me një përfaqësues të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›