Gjykata e Lartë: Spartak Gjini mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur dje të lërë në qeli ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, i cili akuzohet për "korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Kjo gjykatë la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" të marrë nga Gjykata e Apelit për të pandehurin Spartak Gjini, 52 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë.