Ambasadorja e Japonisë njihet me potencialin ekonomik dhe turistik të Durrësit

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako takoi sot në ambientet e bashkisë, ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato.
Sako u shpreh se gjatë takimit e njohu ambasadoren me historinë dhe potencialet që ofron qyteti i Durrësit, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit, duke qenë destinacioni më i madh turistik në vend.
Kryebashkiakja e qytetit bregdetar tha se u diskutua gjithashtu mbi mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Nga takimi i kryebashkiakes së Durrësit Emirana Sako me ambasadoren e Japonisë 1 nga 3/e.i//a.f//r.e/