Apeli lë në burg tatimorin Paskaj
Ish-shefi i rajonit nr. 2 në policinë tatimore, Arjan Paskaj, do të mbetet në burg. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit në kryeqytet ka lënë në fuqi masën e sigurisë që ka dhënë shkalla e parë për ish-zyrtarin e tatimeve, i cili u arrestua ne kuadër të operacionit "Gjoba e fundit". Arjan Paskaj do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u arrestua në fillim të këtij muaji dhe akuzohet për veprën penale të "korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike". Megjithëse në të dyja shkallët e gjykimit, ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga togat e zeza.