E Diel, 1 Nëntor 2026

17 vjet pas hekurave për shfrytëzim prostitucioni

Dy të rinj nga Tirana janë dënuar me 17 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, për akuzat e "Shfrytëzimit të prostitucioni ne rrethana renduese", "Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Vjedhjes" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 114/a, 114/1, 236/1 dhe 278/2 të Kodit Penal. Bajram Peposhi dhe Fazan Palushi u shpallën fajtorë për shfrytëzimin e një vajze me inicialet E.A. dhe u dënuan përkatësisht me 10 dhe 7 vjet heqje lirie. Sipas akuzës së ngritur, të dy të rinjtë gjenin klientët, të cilëve u merrnin nga 3 mijë lekë për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur. Prokurori i çështjes ka deklaruar gjatë procesit se të dy të rinjtë kishin detyruar nëpërmjet presionit dhe kërcënimeve vajzën që të ushtronte prostitucion. Ata gjenin klientët dhe bënin pazaret, duke marrë nga 3 mijë lekë për çdo marrëdhënie seksuale. Ndërkaq, akuza ndaj 20-vjeçarit Fazani dhe 23-vjeçarit Peposhi ka përfshirë edhe disa vjedhje të kryera në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë. Fillimisht forcat e policisë kanë mundur të vënë në pranga vetëm Fazanin, ndërsa kanë shpallur kërkimin për bashkëpunëtorin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›