E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis procesi Teferiçi-ministri

Shkarkimi im është i paligjshëm dhe për këtë arsye kërkoj shfuqizimin e urdhrit të ministri dhe rikthimin në detyrë. Kjo ka qenë kërkesa që ka bërë në seancën e parë të procesit ndaj Ministrisë së Drejtësisë ish-drejtori i Policisë së Burgjeve, Zija Teferiçi. Dje, në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë e procesit në të cilin ish-zyrtari i burgjeve ka konsideruar si të paligjshëm për një sërë arsyesh urdhrin e shkarkimit të tij dhe ka kërkuar të rikthehej në detyrë. Teferiçi u shkarkua nga detyra rreth dy muaj më parë, pas përplasjes midis ish-ministrit Rusmali dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Shehri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›