E Diel, 1 Nëntor 2026

Ari Han, pa Osmanin në miqësoren ndaj Kazaskyn

Trajneri i përfaqësueses, Ari Han, nuk do të ketë mundësi të shohë nga afër Tefik Osmanin në ndeshjen miqësore që seleksioni shqiptar do të zhvillojë ndaj ekipit kazakistanas të Kazaskyn. Mbrojtësi i Partizanit është dëmtuar dje në seancën e parë stërvitore dhe nuk ka vazhduar me grupin. Ndonëse stafi mjekësor ka bërë të ditur se nuk është një dëmtim serioz, futbollisti do të lihet edhe një ditë pushim për të shmangur çdo lloj problemi të mundshëm. Gjithsesi, Han do të ketë mundësi të zëvendësojë futbollistin që e kishte parashikuar si titullar në planet e tij, pasi grupit do t‘i bashkohen edhe disa nga futbollistët e Tiranës. Sot, Kombëtarja do të ketë edhe një të ftuar të veçantë, sulmuesin Hamdi Salihi, i cili do të udhëtojë drejt Antalias me skuadrën e Riedit për të zhvilluar atje fazën përgatitore. Sipas delegacionit kuqezi, trajneri Han ka parashikuar edhe një takim me futbollistin, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares në edicionin e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›