E Diel, 1 Nëntor 2026

Jurgen Klinsman, njeriu që di të guxojë

Kur Klinsi vendosi të mos ishte më trajneri i Gjermanisë pas dy vitesh në drejtimin e saj, të gjithë u hidhëruan, sepse heroi i "Gjermani 2006" tanimë shihej si njeriu i vetëm që mund t‘i kthente lavdinë e dikurshme skuadrës së tyre. Megjithatë, Klinsi kishte vendosur të mos kthehej pas edhe pse rreth 93 për qind e publikut dhe pjesa më e madhe e kritikëve sportivë dëshironin që ai të vazhdonte të ishte në krye të "Mannschaft". Kur përfundoi kontratën me Federatën Gjermane të Futbollit, mediat raportuan se atij i ishte ofruar një kontratë superluksoze nga Shtetet e Bashkuara, por ai kishte pohuar se nuk i interesonte të drejtonte një tjetër ekip kombëtar dhe e vërtetoi plotësisht atë që kishte thënë vetëm disa kohë më parë. E mbajti plotësisht fjalën. Idhulli i Botërorit të vitit 2006 do të kthehet sërish në Gjermani, por sigurisht jo për të qenë një krye të saj. Nga korriku i vitit 2008 Jurgen Klinsman do të jetë trajneri i ri i Bajnernit të Mynihut, skuadrës që ai kishte për zemër. Ish-futbollisti që si askush tjetër shquhet për guxim, pasion dhe për gjetjen e shtigjeve të reja me siguri do të bëjë që sezoni i ardhshëm i Bundesligës të jetë më interesanti i të gjitha kohërave. Pavarësisht, nëse Klinsi fiton ose humbet. Por ish-tekniku i Gjermanisë i ka mendimet e qarta. "Në jetë ka shumë pak shumë pak mundësi për të drejtuar skuadra të mëdha dhe kur këto mundësi të jepen nuk duhet kurrsesi t‘i humbasësh. Për mua Bajerni është një nga skuadrat më të mira në botë pastaj kisha edhe një arsye më shumë për t‘u rikthyer. Djali im ka lindur në Mynih dhjetë vjet më parë dhe Mynihu është shumë afër Shtutgartit, qytetit tim të dashur. Pastaj tani periudha e qetë për mua ka përfunduar. Gjatë kësaj kohë mësova spanjisht dhe ndenja më shumë me familjen time", është shprehur Klinsman menjëherë sapo drejtuesit e lartë të klubit kanë konfirmuar se trajneri i ri do ta nisë detyrën në korrik të këtij viti pas largimit të Hitzfeldit. "Plakushi" Jay Goppingem, identiteti i rremë që përdorte kur luante në Amerikë me skuadrën Orange County Blue Star, u prit si një "zot" nga të gjithë veteranët në vend si Kaiser Beckenbauer, Hoeness, Rummenigge, e nga Hitzfeld, nga trajneri i kombëtares Joachim Loew, e madje edhe nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila nuk e fshehu entuziazmin se ndihej e lumtur nga mendimi që Jurgen u kthye për të punuar në Gjermani. Me një rrogë prej katër milionë eurosh për sezon, jo keq për një trajner që ka qenë i papunë pas largimit nga kombëtarja, Klinsman do të kthehet në gjermani korrikun e këtij viti. Ku i dihet nëse edhe kësaj here Klinsmani do të përsërisë objektin si atëherë kur u kthye në radhët e Bajernit të Mynihut si futbollist. "Kam një dëshirë të madhe për të fituar edhe pse jam në fundin e karrierës sime", kjo fjali e ndihmoi atë të zhvillonte një sezon të shkëlqyer në radhët e gjermanëve. Ku i dihet historia përsëritet.

Privilegji i të jetuarit në Kaliforni

Klinsman prej vitesh jeton në Kaliforni me bashkëshorten, Deni, një ish-modele amerikane dhe dy fëmijët, djalë dhe vajzë, përkatësisht shtatë dhe dhjetë vjeç. "Me gruan time jam takuar kur ajo ishte në Evropë dhe kur ne vendosëm të formonim një familje së bashku ne mund të zgjidhnim mes mundësive për të jetuar afër familjes time në Shtutgart ose afër familjes së Debit në Los Anxhelos. Të dy së bashku, edhe pse Jonathan lindi në Mynih, vendosëm që ishte më mirë të zhvendoseshim për në Amerikë ku edhe unë kisha mundësinë të nisja një kapitull të ri në jetën time. Në Gjermani, ata gjithmonë do të ishin fëmijët e një ish-futbollisti, të lidhur me emrin dhe me të kaluarën dhe unë personalisht nuk pëlqej të jetoj në të kaluarën". Ajo çka i pëlqen tek Amerika ka të bëjë me mënyrën liberale dhe pozitive të të menduarit të gjërave dhe jetës në përgjithësi. "Njerëzit këtu bëjnë atë që duan të bëjnë. Ndryshe ndodh në Gjermani ku ti duhet të japësh llogari për gjithçka që bën. Amerikanët, aq më tepër këtu në Kaliforni nuk i fusin hundët në jetën e të tjerëve dhe kjo është edhe arsyeja kryesore se përse kanë gjithmonë sukses në ato që bëjnë" . Në të vërtetë, Klinsman gjithmonë ka qenë i veçantë në mënyrën e të menduarit të gjërave. Edhe pse ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë, nuk e quante veten asnjëherë një yll. Gjithmonë ka pëlqyer të jetë njeri i thjeshtë. Makina e tij në mesin e viteve 1900 nuk ishte "Porshe" apo "Mercedes" edhe pse lekët nuk i mungonin. Në atë kohë ai ngiste në "Volkswagen Beetle" prodhim i vitit 1967. "Ndihesha më mirë me të. Kisha shumë kujtime të lidhura me atë makinë dhe nuk më bënte zemra ta lija në garazh apo ta shisja", thotë ai. Gjatë karrierës së tij si futbollist, zakonisht pushimet i kalonte në Kaliforni, dhe nuk pëlqente asnjëherë të thoshte se kush ishte". Pasi Gjermania fitoi Kupën e Botës në vitin 1994 në SHBA ai u shpreh: "Kam dëshirë të qëndroj në Amerikë jo për të luajtur futboll, por për të qëndruar larg tij". Vitet që u zhvendos aty, Klinsmani luante në një skuadër amatore, Orange County Blue Stars, thjesht për t‘u argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë. Duke mbajtur në zemër gjithmonë dëshirën për të qenë një njeri i thjeshtë dhe jo Jurgen Klinsman, drejtuesit e skuadrës vendosën që të luante nën pseudonimin Jay Goppingen ku Goppingen ishte qyteti i tij i lindjes, ndërsa Jay emri i tij i pagëzimit. Në fillim askush nuk e kishte idenë se në radhët e kësaj skuadre luante një kampion bote. Vetëm tifozët thoshin me njëri-tjetrin: një lojtar vërtet i shkëlqyer ky Goppingen. "Si ishte të luaje në moshën 41-vjeçare"? - e pyesim. "Interesante, mund të vrapoja akoma si 20-vjeçar" thotë ai duke buzëqeshur. Në të vërtetë nëse do të jetonte në Gjermani, as që bëhet fjalë se Klinsi mund të luante në ndonjë skuadër qoftë kjo edhe e vogël pa qenë gjithmonë në faqet e para të gazetave. "Ah, në këtë aspekt është një privilegj i madh të jetosh në Kaliforni. Amerikanët mendojnë gjithmonë në mënyrë pozitive. Si e sheh gotën gjysmsë plot apo gjysmë bosh? Në Gjermani ne shpesh harrojmë se gota është gjysmë plot. Kjo është mënyra më e mirë për të shpjeguar diferencën e madhe mes mënyrës amerikane të të menduarit dhe asaj gjermane. Në Gjermani shpesh gota shihet gjysmë bosh. Këtu çfarëdo që kërkon të arrish mjafton të përpiqesh. Amerikanët nuk janë aspak kuriozë se çfarë është duke bërë fqinji yt. Ata shohin vetëm punën e tyre gjithmonë. Në vendin tim ne kemi mentalitetin e vjetër për t‘u shpjeguar të tjerëve gjithmonë se çfarë bën. Kurse këtu ju nuk duhet të bëni asgjë dhe aq më tepër të shpjegoni. Thjesht e bëra dhe kaq". Por tani ndryshe nga "Volkswagen"-i i vitit 1967, Klinsi nuk zbret kurrë nga "Range Rover"-i i tij. Gjithmonë i veshur me xhinse dhe bluza sportive, ndryshe nga Gjermania apo Shtutgarti i tij i dashur këtu mund të shijojë çdo ditë ose çdo fundjavë kënaqësinë e të çuarit të vajzës në shkollë apo djalit në stërvitje. "Familja ime këtu është vetvetja", përfundon ai.

Frymë e re në kombëtare

Pasi vendosi të tërhiqej nga sporti në vitin 1998 pas botërorit të zhvilluar në Francë në të cilin shënoi 3 gola, në vitin 2004 vendosi të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare Gjermani. Një detyrë e rëndësishme e priste ish-yllin gjerman me një nuhatje të jashtëzakonshme për të shënuar gola. Botërori do të zhvillohej në Gjermani, dhe ai më shumë se të tjerët në krah të saj duhej t‘i kthente skuadrës lavdinë e dikurshme pas një paraqitjeje jo për t‘u mbajtur vend prej vitesh. Gazetat anembanë botës, kritikonin vendimin e tij për të jetuar në Amerikë, ndërkohë që duhej t‘i përkushtohej më shumë punës së tij të re si trajner. Por Klinsi mundohej ta justifikonte vendimin e tij me çdo kusht. Në kohën e teknologjisë së informacionit dhe epokës dixhitale për të ishte e mundur të ishte një trajner virtual. Kishte gjetur mënyrën e tij të veçantë për të stërvitur skuadrën. Klinsi vinte dy herë në muaj në Gjermani, dhe këtë e bënte për të ndjekur me kujdes lojtarët që luanin në skuadra të tjera të Evropës. Përmes satelitit shihte çdo ndeshje të Bundesligës dhe ndeshjet e tjera të kampionateve të ndryshme evropiane. Nëse i duhej të ishte në një mbledhje ai kontaktonte me stafin e tij në Frankfurt përmes sistemit video-konferencë. Po ashtu me lojtarët kishte gjetur mënyrën për të komunikuar përmes e-mail-eve. Por edhe pse trajnerët e shumë skuadrave kombëtare nuk jetonin në vendin që ata drejtonin, skuadrat në Gjermani, ajo u shndërrua në një çështje kombëtare. "Një nga problemet më të mëdha është se përse Klinsmani duhet të jetojë në Amerikë kur ai është trajner i kombëtares Gjermane dhe aq më tepër që ai është gjerman. Ky është një zhgënjim për të gjithë ne", shkruante "Bild" një nga gazetat më të mëdha në vend. Çështja arriti deri aty sa edhe ish-kancelari Shrëder, doli në mbrojtje të tij. Por kjo gjë nuk e shqetësonte aspak Klinsmanin. Ai ishte i bindur se vizioni dhe idetë e tija të reja do ta bënin të ecte larg. Tekniku gjerman përdori konceptet e psikologjisë sportive dhe një teknikë të veçantë dhe e çoi skuadrën deri në çerekfinale në kampionatin botëror "Gjermani 2006". Qëllimi i tij nuk ishte t‘i formonte lojtarët vetëm nga këndvështrimi tekniko-futbollistik, por edhe t‘i motivonte dhe inkurajonte. Për këtë arsye kishte zgjedhur që edhe ndeshjet miqësore t‘i luante me kundërshtarë të tillë si Brazili apo Argjentina, për t‘i bindur djemtë e tij se nuk kishin asgjë mangët për t‘u ndeshur me ta. Motoja e tij ishte pak fjalë dhe shumë punë. "Janë të pakta mesazhet që kanë një efekt kur lojtarët ndodhen në terren dhe nuk mund të krahasohen kurrë me ata që jepen gjatë trajnimit të tyre", shpjegonte ai. Me zgjuarsi, ish-ylli gjerman arriti që të "fusë" në skuadër edhe stërvitjen individuale. "Duhet të gjej mënyrën e

duhur për të komunikuar me secilin lojtar. Disa u binden stimujve vizivë, disa të tjerë preferojnë një dialog të dendur, të tjerë

kërkojnë ndonjëherë pak komfort. Puna e psikologëve sportivë mund është e domosdoshme në fillimet e karrierës, ndërsa për sa i përket mënyrës së të qenit trajner, Klinsman thekson se duhet të

mbahen larg skuadrës fenomenet negative, nuk duhet të jepet përshtypja që tekniku të mos shqetësohet, si dhe as ideja që

ai beson totalisht në lojtarët e tij.

Por pasi kishte ndeshur skepticizma të forta nga ana e kritikës dhe e publikut për idetë e tij të reja , ish-trajneri gjerman ia

kishte dalë mbanë të bindte një popullaritet të madh gjatë Kampionatit Botëror falë stilit të lojës dhe mënyrës së të vepruarit të skuadrës gjermane. Gjermania e tij u rendit e treta në botë, në Botërorin që zhvilloi në shtëpinë e saj. Jo keq. Fill pas përfundimit të kësaj aventure, Jurgen Klinsmani vendosi të heqë dorë nga drejtimi i stolit të kombëtares. Largimi nuk u prit mirë nga askush dhe sidomos gjermanët që kishin filluar ta adhuronin pas rezultatit të arritur në kampionatin botëror. "Cilido që do të vijë do të vazhdojë punën që ai nisi", ishte shprehur presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, ndërkohë që pas diskutimeve të ndryshme u vendos që vendin e tij ta zinte

Joachim Low. Pas përfundimit me sukses të aventurës gjermane, sipas sondazheve të ndryshme në vend ai ishte një nga trajnerët më të pëlqyer dhe se 90 për qind e publikut nuk dëshironin që ai të largohej. Në mbarë Gjermaninë doli se ai kishte krijuar me mijëra fansa dhe shumë kritikë adhuronin punën e tij. Sipas atyre, ai kishte bërë shumë për futbollin gjerman dhe ishte plotësisht e drejtë që të admirohej.

Lindja e një ylli

Në karrierën e tij, duke lëvizur sa andej-këtej, ku arriti të "grumbullojë" gjithsej 204 gola nga 445 ndeshje me klube dhe 47 të tilla nga 108 prezantime me kombëtaren, kritiku më i madh ka qenë Franc Bekenbaurer, që pavarësisht të tjerave e cilësonte atë si një nga futbollistët më të mirë që Gjermania kishte pasur ndonjëherë në radhët e saj. Jurgen Klinsman, i lindur më 3 korrik të vitit 1964 në Goppingen të Gjermanisë e nisi karrierën si futbollist në vitin 1981, kur ishte vetëm 17 vjeç, me klubin e

të Stuttgart Kickers në kategorinë e dytë gjermane. "Klinsi", siç thërritet në Gjermani, ishte shumë i dhënë pas këtij sporti,

dhe karakterizohej nga një inteligjencë të rrallë. Pasi mësoi teknikat e futbollit me këtë skuadër, ai u zhvendos te Shtutgarti, ku luajti plot pesë sezoneve. Në sezonin e ri në Bundesligë ai i habiti të gjithë kur

shënoi 15 gola në 32 ndeshje, afërsisht një gol në dy ndeshje. Me gjithë formën e shkëlqyer ai nuk u thirr për të qenë pjesë e kombëtares nga Franz Bekenbaurer në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë. Por në vitin 1988 ai u bë pjesë e skuadrës në kampionatin evropian që u zhvillua në Gjermani. Gjermanët, që ishin nënkampionët e botës në vitin 1986 kërkonin me ngulm të fitonin, por fatkeqësisht, humbën me rezultatin 2 me 1 në gjysmëfinale përballë Holandës së Marko Van Basten. Megjithatë, në fund të këtij aktiviteti ai u shpall si lojtari gjerman më i mirë të vitit. Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në kampionatin gjerman dhe sigurisht i Shtutgartit me fanellën e të cilit shënoi 79 gola në 5 vjet, gjermani do të vishte fanellën e zikaltërve të Interit duke iu bashkuar shokëve të kombëtares

Lothar Matheus dhe Andreas Brehme. Për trajnerin e atëhershëm të Interit, Giovanni Trapattoni, ai ishte një pikë e rëndësishme në skuadër ndërsa mediat italiane flisnin për të si një sulmues ambicioz. Në 1990 ai luajti për herë të parë në Kupën e Botës duke u renditur përkrah të madhit Rudy Voller. Gjatë kësaj Kupe Bote shënoi tre gola në shtatë ndeshje dhe kontribuoi shumë në

suksesin e Mannschaft. Ai ishte një ndër sulmuesit më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë te skuadra e

Interit, duke luajtur 95 ndeshje të Serisë A dhe duke shënuar 34 gola. Pas Italisë destinacioni i tij ishte Franca ose më mirë Monako ku në 35 ndeshje me klubin e Monakos, Jurgen Klinsman

shënoi 19 gola, duke përfunduar me të njëjtin rast ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit. Pas largimit nga kjo skuadër ai u nis për në Angli ku veshi fanellën e Totenheam ku rigjeti veten dhe shënoi 20gola në 41 ndeshje të Ligës Angleze dhe u cilësua me këtë rast si lojtari më i mirë i kampionatit anglez në fund të sezonit. Pas eksperiencës angleze u kthye në vendlindje ku u angazhua gjatë dy viteve me klubin më prestigjioz gjerman, Bajnernin e Mynihut. Jurgen deklaroi gjatë ardhjes së tij se te kjo skuadër kishte rigjetur dëshirën për fitore. "Kam etje për fitore". Pas dy sezoneve në 1997, iu bashkua Sampdorias në Itali. Një zgjedhje e çuditshme ku për më tepër, ai luajti vetëm tetë ndeshje me formacionin italian, duke realizuar vetëm gola të vegjël. Një vit më pas ai luajti në Kupën e Botës në Francë, që ishte kompeticioni i tij i fundit me kombëtaren gjermane. Në vitin 1998 ai vendosi të largohej përfundimisht nga futbolli.

Golat

Në karrierën e tij, pasi luajti me skuadra tw tilla si, Inter, Shtutgart, Bajern, Sampdoria , Monako dhe Totenhem, Klinsman arriti të "grumbullojë" gjithsej 204 gola nga 445 ndeshje me klubet dhe 47 të tilla nga 108 prezantime me kombëtaren

Fillimet

Jurgen Klinsman, i lindur më 3 korrik të vitit 1964 në Goppingen të Gjermanisë e nisi karrierën si futbollist në vitin 1981, kur ishte vetëm 17 vjeç, me klubin e

të Stuttgart Kickers në kategorinë e dytë gjermane

Arsyeja

"Në jetë ka shumë pak shumë pak mundësi për të drejtuar skuadra të mëdha dhe kur këto mundësi të jepen nuk duhet kurrsesi t‘i humbasësh. Për mua Bajerni është një nga skuadrat më të mira në botë pastaj kisha edhe një arsye më shumë për t‘u rikthyer. Djali im ka lindur në Mynih dhjetë vjet më parë dhe Mynihu është shumë afër Shtutgartit, qytetit tim të dashur. Pastaj tani periudha e qetë për mua ka përfunduar. Gjatë kësaj kohë mësova spanjisht dhe ndenja më shumë me familjen time"

Kombëtarja

Pasi vendosi të tërhiqej nga sporti në vitin 1998 pas botërorit të zhvilluar në Francë në të cilin shënoi 3 gola, në vitin 2004 vendosi të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare Gjermani. Një detyrë e rëndësishme e priste ish-yllin gjerman me një nuhatje të jashtëzakonshme për të shënuar gola

Suksesi

Ai ishte i bindur se vizioni dhe idetë e tija të reja do ta bënin të ecte larg. Tekniku gjerman përdori konceptet e psikologjisë sportive dhe një teknikë të veçantë dhe e çoi skuadrën deri në çerekfinale në kampionatin botëror "Gjermani 2006"

Popullariteti

Por, pas kritikave për idetë e tij të reja , ish-trajneri gjerman iakishte dalë mbanë të krijonte një popullaritet të madh gjatë Kampionatit Botëror falë stilit të lojës dhe mënyrës së të vepruarit të skuadrës gjermane

Familja

Klinsman prej vitesh jeton në Kaliforni me bashkëshorten, Deni, një ish-modele amerikane dhe dy fëmijët, djalë dhe vajzë, përkatësisht shtatë dhe dhjetë vjeç

Bajnerni

Idhulli i Botërorit të vitit 2006 do të kthehet sërish në Gjermani, por sigurisht jo për të qenë një krye të saj. Nga korriku i vitit 2008 Jurgen Klinsman do të jetë trajneri i ri i Bajnernit të Mynihut, skuadrës që ai kishte për zemër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›