E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 28 militantë të Al Kaedës

Forcat saudite të sigurisë kanë arrestuar 28 militantë të Al Kaedës, të dyshuar se po planifikonin "akte kriminale" në mbretëri. Të dyshuarit u arrestuan në Mekë, Medinë, Riad dhe në një zonë pranë kufijve verior të vendit. Një nga personat e arrestuar është shtetas i huaj, ndërsa të tjerët janë me kombësi saudite. "Interesi publik kërkon që hollësitë e tjera të mbahen të fshehta tani për tani", thanë zyrtarët sauditë. Ndërkohë, televizioni saudit "Al Arabia" ka njoftuar dy ditë më parë se forcat e sigurisë kishin arrestuar një numër të paspecifikuar militantësh të Al Kaedës, të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në vend gjatë pelegrinazhit të myslimanëve. Në fakt, çdo vit Arabia Saudite rrit në maksimum masat e sigurisë gjatë pelegrinazhit të shenjtë në Mekë, pasi vitet e shkuara ky moment ka qenë shpesh objekt i sulmeve dhe është shoqëruar me viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›