E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen katër shpërndarës heroine

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Zajmir Bani, Jashar Kiptiu, Arjan Ymeri dhe Arben Hysenaj janë kapur teksa shpërndanin heroinë dhe kokainë në kryeqytetin shqiptar. "Seksioni i Luftës Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar, u finalizua me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Banit dhe Kiptiut. Ata u kapën në flagrancë në rrugën ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit‘, duke tregtuar lëndë narkotike të llojit heroinë‘ thuhet në njoftimin e policisë. Sipas saj, dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: sasia prej 2.5 gr pluhur e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në 8 doza, e destinuar për shitje, sasia prej 100 gr bimë e dyshuar si bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Agjentët sekuestruan edhe dy aparate celularë, shumën prej 3000 lekësh të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në të njëjtin interval kohe nga seksioni i luftës kundër drogës u mundësua arrestimi i dy 27-vjeçarëve Arjan Ymeri dhe Arben Hysenaj. "Arrestimi i tyre u krye sepse u kapën në flagrancë në rrugën ‘Irfam Tomini‘, gjatë momentit të shkëmbimit të lëndës narkotike", thuhet në njoftimin e policisë. Sipas saj, u sekuestrua sasia prej 21 gr pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, një motor tip "Kavasaki" dhe dy aparate telefoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›