Ushtronte prostitucion, arrestohet nga policia
Policia e Tiranës kreu arrestimin në flagrancë të shtetases Edlira Starova, 39 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, e dënuar më parë për "ushtrim prostitucioni". Arrestimi i saj u bë pasi dy ditë më parë rreth orës 13.40‘, është kapur në flagrancë në hotel "Tirana", në rrugën "Selaudin Zorba", duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas, kundrejt shumës së parave prej 1500 lekësh. "U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Ushtrimit të prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal" thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.