E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arusha” Bejzade i jep fitoren Elbasanit

Teuta – Elbasani 0-1
Shenues: Bejzade 80’
Nenkampionet kane kaluar nje faze te pare mjaft te veshtire, por dhe ne te dyten nuk jane ata qe ishin nje vit me pare. Ne javen e 14-te te Superliges, Teuta ka pritur ne shtepine e saj skuadren e Elbasanit, ku keta te fundit kane pasur disa luhatje ne gjendjen e tyre. Pjesa e pare mes ketyre dy skuadrave ka qene mjaft e forte, ku te dyja ekipet kane tentuar te arrijne te shenojne, per te marre freret e lojes sa me pare. Sulmuesit e skuadrave e kane pasur thuajse te pamundur te depertojne ne mbrojtjen e kundershtarit, duke u bere pengesa kryesore per ta. Ajo ka qene dhe reparti kryesor i te dyja skuadrave, por te mos harrojme dy, Liken dhe Kapllanin, qe nuk kane lejuar qe rrjetat e tyre te preken. Nje gje e tille ka bere te mundur qe 45 minutat e para te takimit te perfundojne ne barazimin e bardhe 0-0. Pjesa e dyte ka qene disi me e mire per miqte, te cilet, pas disa sulmesh, kane mundur te shenojne golin e pare per kete takim, qe mund ta quajme dhe te fundit, pasi nuk u shenua asnje gol tjeter. Megjithate, ne motivimin e lojtareve elbasanas do te kete ndikuar dhe deklarata e presidentit te tyre, Laze, i cili ishte shprehur se do te merrnin shperblim, nese do te fitonin kete perballje. Pas shenimit te golit me ane te Bejzades, ata u munduan ta dyfishonin rezultatin, por ishte e pamundur te depertohej ne mbrojtjen e “djemve te detit”, te cilet pasi u ndeshkuan nuk mund te rrezikonin, por sulmi i tyre la shume per te deshiruar ne kete takim. Ne javen e 5-te, Teuta do te kete nje perballje te veshtire ne transferte, perballe vendit te pare, pikerisht Dinamon, qe fitoi dje 0-3 ndaj Kastriotit. E kunderta do te ndodhe me Elbasanin, i cili do te prese ne shtepi skuadren e Flamurtarit, ku edhe ketu do te kerkoje te marre maksimumin e pikeve, per te mos u larguar nga kreu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›