Masakra e Lures, percahen vellezerit
Tre vellezerit e akuzuar per vrasjen e motres se tyre dhe te dashurit te saj, kane dhene deklarime kontradiktore dje ne seancen e njohjes me masen e sigurise. Ylli Buci ka pranuar te kete qene autor i vrasjes se Nafize Bucit dhe Granit Gjocit, por ai ka shpjeguar se gjithcka ka ndodhur ne menyre aksidentale. “Motra ime ka marre pushken ne dore per te vrare Granitin”. Ishte ky deklarimi i 26-vjecarit, i cili eshte mbrojtur duke rrefyer se qelloi drejt motres per vetembrojtje, nga frika se mos plumbat e 23-vjecares mund te vrisnin vellane e saj. “Ndersa Granitin nuk kisha qellim ta vrisja. Ai mund te kete marre ndonje plumb gabimisht”, ka thene Ylli Buci, duke paraqitur nje version qe ka shfajesuar dy vellezerit e tjere.
Burime nga Gjykata e rrethit te Dibres bejne te ditur se tre vellezerit nuk kane qene ne te njejten linje ne theniet e tyre. Ylli Buci ka pranuar pjeserisht krimin e rende. Dy vellezerit e tjere, Selmani dhe Urimi, kane mohuar te kene qene ne vendin e ngjarjes. “Kemi vajtur me vone me furgon dhe nuk dime se si ka rrjedhur ngjarja, por diku larg kemi dalluar Yllin qe largohej me vrap drejt pyllit me automatikun ne dore”, kane thene vellezerit, duke mohuar te kene dore ne masakren qe tronditi fshatin e vogel turistik.
Seanca e djeshme mesohet se eshte zhvilluar ne Gjykaten e Rrethit te Dibres nen masa te forta sigurie. Nga ora 12:00 deri ne oren 15:30 perpara togave te zeza kane dale njeri pas tjetrit tre vellezerit Buci, Ylli, Selmani dhe Urimi, te akuzuar per vrasje te dyfishte ne bashkepunim. Seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Nen mbrojtjen e avokatit Qazim Gjonaj, te tre vellezerit Buci kane rrefyer para gjykatesit Halil Vani kronologjine e ngjarjes se rende te asaj dite. Te marre nje nga nje ne salle, prokurori Rifat Kojku u ka komunikuar akuzen te pandehurve, si dhe ka paraqitur provat ne ngarkim te tyre. Pas me shume se 3 oresh, trupi gjykues ka vendosur te lere ne burg pa afat te tre vellezerit Buci, deri ne perfundim te hetimeve.
Deshmia: “Motra deshi te vrase Granitin”
Ylli Buci ka deklaruar ne seancen e djeshme se familja e tij, rreth nje vit e gjysme kishte dijeni te lidhjes mes dy te rinjve dhe per gjate gjithe kesaj kohe ata kane konsumuar gjithe mundesite per mbylljen e kesaj historie. “Ne mengjesin e 5 dhjetorit, kam marre motren ne nje fuoristrade dhe kam vajtur te lokali ne qender te fshatit, ku ndodhej dhe Graniti. I kam ballafaquar, por, ne bisede e siper, ai thote qe une nuk mund te fejohem me Nazifen, se ajo ka shkuar ne shtrat me nje burre rreth 60 vjec, me iniciale D.Gj., qe eshte njekohesisht krushku yne. Ne ate moment, motra ka shkrepur pushken drejt tij, por nga frika se motra po me qellon edhe mua, une zbraza gjithe karikatorin drejt motres. Ndoshta ndonje plumb ka kapur edhe Granitin. Me pas u largova, duke i lene te dy shtrire ne veranden e lokalit afer njeri tjetrit”,ka perfunduar deklarimet e tij 26-vjecari.