E Diel, 1 Nëntor 2026

Ralfi do te largohet nga Formula 1

Nderkohe, duket se edhe Ralf Shumaker ka nder mend te largohet nga Formula 1. Te pakten, keshtu shkruante e perditshmja gjermane "Bild". Gazeta gjermane, ne nje interviste te Ralf Shumakerit, i cili keto dite ka zhvilluar testime me skuadren "Force India", ka marre disa pergjigje te ndryshme, ne lidhje me te ardhmen e tij. "Keto testime ishin argetuese dhe une u kam propozuar atyre disa ndryshime ne makine. Gjithsesi, kjo nuk do te thote se do te garoj per ta ne 2008-en. Ishte thjesht nje nder qe une i bera nje miku. Keshtu si po shkojne gjerat, duket se eshte hera e fundit qe pilotoj ne nje makine te Formules 1. Edhe nese do te vije ndonje oferte, nuk eshte e thene se do ta pranoja me sy mbyllur. Nje gje duhet te kete kuptim", ka thene Ralf Shumaker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›