Barazim ne Shkoder, qesh Dinamo
Vllaznia-Partizani 1-1
Shenues: Osja 19’/ Bakaj 34’
Vllaznia: Grima, Teli, Hoti, Kapaj, Lici, Osja, Kotrri, Kaci, Lika, Sukaj, Sinani
Trajner: Mirel Josa
Partizani: Shehi, Osmani, Tafaj, Beqiri, Hallaci, Devolli, Dhembi, Shkembi, Muzaka, Bakaj, Abilaliaj
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtare: Jareci, Doda, Rexha
Kartone te verdhe: Devolli, Hallaci, Lici, Lika, Leandro
Vllaznia e Partizani e kane mbyllur ne barazim 1-1 takimin midis tyre, duke i leshuar terren te gjithe kundershtareve. Partizani leshon kreun qe e merr Dinamo, ndersa Vllaznia parakalohet nga Elbasani, qe rrit pretendimet. Per te mos folur qe nje fryme larg shkodraneve ndodhet edhe Tirana.
Ne “Loro Borici”, te dyja skuadrat i kane dhene jete nje takimi interesant, ku eshte Vllaznia, ajo qe qahet me shume, sidomos pas nje shtylle e nje traverse te goditur, pa llogaritur nje gol te Sukajt, te anuluar per nje pozicion jashte loje te talentit shkodran. Partizani mund te kenaqet disi, edhe pse nuk ishte barazimi ai qe kerkonte, por duke pare zhvillimin e 90 minutave, te kuqte nuk mund te pretendojne me shume. Pjesa e pare eshte edhe me e bukura e sfides. Jane vendesit, ata qe ngulmojne thuajse ne cdo aksion. Ne minuten e 15-te vjen rasti i vertete i rrezikshem per Vllaznine. Lika ka harkuar ne zone dhe Sukaj me koke ka stampuar topin ne shtyllen e djathte te Shehit. Vetem 4 minuta me vone, pas nje aksioni te gjate, Safet Osja leshon nje te djathte te forte nga jashte zones, dhe topi, pas nje devijimi te lehte, pushon pas shpines se Orges Shehit. Vllaznia eshte ne avantazh dhe tifozet qe kane mposhtur shiun gezojne. Por duket se kuqeblute nuk kane ndermend ta lene me kaq dhe kembengulin gjithnje e me shume. Sinani me pare nga jashte zones dhe me pas Sukaj provojne, por tentativa e te parit eshte devijuar me veshtiresi nga Shehi, ndersa i dyti ka shenuar, por ka anuluar vijerojtesi per nje pozicion jashte loje. Kur te gjithe prisnin golin e dyte te Vllaznine, kunderzbritja e pare e Partizanit sjell edhe golin e barazimit. Dhembi vjedh nje top, kroson ne zone, Bakaj kontrollon sferen dhe nga jashte zone mposht Grimen. 1-1 dhe te kuqte gezojne. Vetem 3 minuta me pas, eshte perseri Bakaj, qe ka ne kembet e tij golin e avantazhit, por vetem pak metra larg Grimes gjuan ne trupin e shkodranit, duke humbur nje gol te sigurt. Pjesa e dyte behet edhe me e veshtire per shkak te shiut te rrembyer. Terreni nuk i lejon skuadrat te luajne me ritmin e pjeses se pare, por duhet theksuar se ne pergjithesi, jane shkodranet ata qe kontrollojne. Tre raste te rrezikshme per t’u shenuar dhe te treja i perkasin Vllaznise, por asnjera prej tyre nuk demoralizon Shehin, qe i eviton me qetesi. Nje barazim qe ka cuar pa dashje uje ne mullirin e Dinamos, por, sidoqofte, edhe Partizani nuk ka perse te qahet shume.