Paqja e shpejte Berisha-Rama
Sali Berisha dhe Edi Rama perjetuan kete jave periudhen me te ngrohte ne marredheniet mes tyre. Dreka e perbashket me Romano Prodin, parada ushtarake dhe biseda per decentralizimin, nuk jane thjesht te detyruara nga protokolli. Ne raste te vecanta, si Kryeministri, ashtu edhe kryetari i Partise Socialiste, kane treguar shperfillje per rregullat protokollare ne aktivitete zyrtare. Kete here, jo: Tri takime, ne tri dite. Takimet, bisedat, deri edhe shakate mes dy politikaneve kryesore te vendit, percojne te pakten nje mesazh ctensionues per politiken dhe qytetaret. Ne menyre te vecante, qytetaret ndihen me optimiste teksa shohin qe Berisha dhe Rama jane ulur perballe njeri-tjetrit dhe diskutojne permiresimin e furnizimit me uje, largimin e plehrave apo disiplinimin e ndertimeve.
Kryeministri Berisha ka qene me i prirur t’i transmetoje kontaktet e fundit me Edi Ramen, si ulje te tensioneve me opoziten. Si Kryeminister dhe kryetar i Partise Demokratike, Berisha kaloi pa probleme per qeverine dy prova te rendesishme: zgjedhjen e Presidentit te Republikes dhe ndryshimin e Prokurorit te Pergjithshem. Ndaj, ne nje levizje taktike te menduar mire, drejtuesi i shumices parlamentare shfaqet me i interesuar te leshoje mesazhe te nje politike paqetuese me pakicen. Duke u shfaqur se bashku me liderin e opozites ne dreken zyrtare, per nder te mikut italian, Romano Prodi, ne paraden ushtarake te Forcave te Armatosura dhe ne nje dialog me kryebashkiaket socialiste te qyteteve me te medha, Sali Berisha duket se po perpiqet jo pa sukses te tregoje se eshte i gatshem per te bashkepunuar me kundershtaret politike.
Ne anen tjeter, Edi Rama eshte treguar me i kujdesshem per te shmangur “gracken” politike te rivalit te tij. Kryesocialisti eshte perpjekur te tregoje se afrimi i tij me Berishen rrjedh nga qenia njekohesisht kryetar i Bashkise se Tiranes. Se paku takimi qeveri-bashki synonte permiresimin e disa sherbimeve per qytetaret dhe cdo teme apo diskutim politik mbeti jashte tij. Megjithate, edhe Rama, i etiketuar si politikan i marreveshjeve te veshtira apo te minutes se fundit, me takimet e kesaj jave forcoi edhe me tej dualitetin me Berishen.
Por, nje kujtese e afert e ngjarjeve e deklaratave politike duket se ushqen edhe dyshime per te ardhmen jo te larget te marredhenieve Berisha-Rama. Te dy politikanet, deri pak muaj me pare, kane shkembyer mes tyre akuza nga me te ashprat, qe nuk mund te lihen menjane thjesht dhe vetem se ata deshirojne tashme te zgjidhin, p.sh., ceshtjen e plehrave ne qytete.
Shume qytetare mund te kujtojne nje deklarate emblematike te Kryeministrit Berisha gjate vitit te shkuar, te raportuar gjeresisht edhe nga media: “Edi Rama ka perdorur vrases me pagese per te shpronesuar familje ne qender te Tiranes”. Ne nje qendrim tjeter zyrtar te Partise Demokratike do te mund te lexosh: “Lidhjet e kreut socialist me grupet me te rrezikshme kriminale te Shqiperise dhe Evropes, jane kercenim direkt i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe NATO”. Duke iu referuar nje incidenti gjate marsit 2007, ne zgjedhjet e pjesshme ne Shijak, Kryeministri do te shprehej: “Bresherite... i shkrehen falangat paramilitare te Edvin Rames, ne prani te “Dukeve” te krimit, te cilet kishin gjetur vrasesin dhe kane marre persiper largimin e tij nga vendi i krimit”.
Ne te njejten kohe, opozitaret nuk e kane kursyer liderin e se djathtes, duke e cilesuar si nxites te frymes fashiste dhe atentateve politike. “Zoti Kryeminister i Shqiperise duhet te kthjellohet nje ore e me pare dhe te mos guxoje te shkoje me tutje ne kete orvatje me fryme fashiste, qe mund ta beje carjen e shkaktuar sot te pariparueshme”, do te shprehej Edi Rama vitin e shkuar, gjate krizes parlamentare per KQZ-ne. Nje akuze tjeter direkt ndaj Berishes do te vinte nga Ilir Meta: “Kryeministri Berisha eshte urdheruesi i drejtperdrejte i vendosjes se tritolit ne lokalin ku kishte darkuar kryetari socialist”. Ngjarje kjo e shkurtit te ketij viti, e mbetur ende e pasqaruar.
Te dy politikanet duket se e kane lene menjane kete gjuhe. Te pakten per momentin. Ndoshta edhe per disa muaj nuk do te degjojme akuza me vrasje, tritol, fashizem e killer me pagese. Opinioni publik nuk mori asnje shpjegim, nese Berisha mendon ende se vrases me pagese u perdoren nga kryebashkiaku i Tiranes per shpronesimet, apo nese Rama mendon ende se Kryeministri i vendit vepron me metoda fashiste. Ata u “dashuruan” menjehere. Por pikerisht afrimi i mesvitit 2009, kur shqiptaret duhet t’i drejtohen normalisht kutive te votimit, krijon nje tjeter shqetesim. Berisha dhe Rama u ulen te flisnin ne nje tryeze per zhvillimin e qyteteve tona, pa sqaruar asgje nga etiketimet e ashpra qe i kane bere njeri-tjetrit. Nuk eshte cudi, qe ata t’u rikthehen me po kaq lehtesi “armeve” te renda, atehere kur duhet te perballen per te fituar vota. Periudha e ndermjetme e dashurise ne menyre te habitshme sherben per te permiresuar dicka ne qeverisjen e Tiranes dhe Shqiperise.