PR: Pronaret, kompensim me token e vendoreve
Partia Republikane do te kerkoje nga Kuvendi qe te gjitha tokat bujqesore te pandara, ne pronesi te bashkive dhe komunave, te sherbejne per kompensimin fizik te pronareve. Behet fjale jo per pak, por 180000 ha toke bujqesore, qe aktualisht eshte ne doren e kryetareve te bashkive dhe komunave, e pashperndare. Sinjalet me te fundit per abuzime te medha me pronat, pohimi i vjedhjes se tokes dhe nga Presidenti Bamir Topi, apo dhe arrestimet me te fundit per abuzim me token bujqesore, bene qe te propozohen ndryshime te reja ligjore. Kryetari i Grupit republikan, deputeti Arian Madhi, ka depozituar ne Kuvend nje amendament te ri per ndryshimin e ligjit per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Madhi kerkon heqjen e nje pike ne shtojcen 1 te ligjit te prones, e cila ndalon qe tokat bujqesore te pandara sipas ligjit 8312, te sherbejne per kompensimin fizik te pronareve. “Keto toka, qe behet fjale per 180000 hektare siperfaqe, vleresohen si te lira dhe jane ne administrim te krereve te bashkive dhe komunave. Te vihen ne dispozicion te kompensimit te pronareve”, tha Madhi, duke permendur se nje gje e tille do te ule ndjeshem faturen qe shteti duhet te paguaje per kompensimin financiar. Fature qe, sipas shoqatave te pronareve, ka kapur vleren prej 30 miliarde euro.
Sipas kreut te Grupit republikan, keto siperfaqe toke bujqesore duhet te hiqen nga “duart” e pushtetit vendor e te kalojne ne sherbim te pronareve. “Ky amendament frenon abuzimet dhe vjedhjen me pronen”, permendi Madhi. Amendamenti i ri do te shqyrtohet ne Komisionin e Ligjeve diten e hene se bashku me kerkesen per pushimin e veprimit te ligjit 7501 “Per Token”. Ligj eshte teper i kritikuar, pasi lejon abuzimet e vjedhjet e tokes. Pezull ne komision ka mbetur dhe pjesa tjeter e paketes se propozimeve e Madhit per ndryshime ne ligjin e pronave. Propozime qe kerkojne shtyrjen e afatit per depozitimin e dokumentacionit te pronave nga pronaret per njohjen e kompensimin. Ky afat ishte deri me 31 tetor te ketij viti, ndersa Madhi propozon qe te shtyhet deri me 31 dhjetor 2008. Propozimi eshte mbeshtetur nga deputetet e te gjitha forcave politike. Amendamentet e kreut republikan per pronat jane depozituar ne rreth pese muaj me pare dhe ende nuk kane mundur te kalojne per votim ne Kuvend. Pas diskutimit ne Komisionin e Ligjeve, pritet qe me ne fund votimi i tyre te behet brenda javes se ardhshme.