E Diel, 1 Nëntor 2026

BB, 65 mln USD për rrugët rurale

Rreth 65 milion dollarë do t`i jepen qeverisë shqiptare për të përballuar katastrofat natyrore, dhe përmirësuar rrjetin e rrugëve rurale e digat e ndryshme. Ministri i Financave, Ridvan Bode së bashku me ministrin e Brendshëm kanë nënshkruar marrëveshjen me përfaqësues të Bankës Botërore për disbursimin e kredive. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësues të Bankës Botërore u shprehën se këto projekte duhet të bëhen pjesë e zhvillimit të Shqipërisë. Për financimin e pjesshëm në projektin e rrugëve rurale, Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim jep një hua prej 20 milion dollarë me kushte koncensionale. Financimi i IDA-s synon të përmirësojë aksesin në shërbimet kryesore dhe tregje, veçanërisht në zonat malore. Projekti synon të ndërtojë dhe përmirësojë rreth 1500 km rrugë dytësore dhe lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›