Ana Ivanoviç, miss tenisi
Është 21-vjeç, e gjatë 1.85, me flokë të mbledhur, me tuta dhe me një buzëqeshje të madhe. Pasi fitoi Roland Garros në Paris, është bërë tenistja numër një në botë. Në faqen e saj në internet, sipas “Corriere della Sera” është më e vizituara nga të gjithë lojtarët, burro ose gra. Madje është zgjedhur edhe tenistja më e bukur e të gjitha kohëve.
Ana Ivanovic pranon pa ndroje që gjatë 15 ditëve ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe; të bëhej numri një në botë dhe të fitonte turneun në Grande Slam. Ende mundohet për ta besuar se ai ka arritur. Për të e gjithë kjo është presion, por është një gjë pozitive, një stimul i madh që të bën shumë mirë.
Pyetjes së gazetares se në këtë betejë ka fituar edhe me një tjetër armë; bukurinë ajo nuk i devijon. Në klasifikimin e FHM America është renditur mes 100 grave më seksi në botë.
“Sot në tenis dhe në sport në përgjithësi ka më shumë kujdes për lukun dhe bukurinë. Para 10 vjetësh këto ishin në plan të dytë, por tashmë konsiderohen si pjesë e lojës. Nëse bukuria ime mund të jetë e vlefshme në tenis, ose tërheq vëmendjen, atëherë nuk është keq”- thotë ajo.
Ajo jeton në Zvicër, që nga mosha 14-vjeç, kur u transferua për t’u stërvitur.
Në fillim kishin menduar për të jetuar në SHBA, por prindërit e saj nuk ishin të vendosur për t'u shpërngulur kaq larg. Menaxheri i saj, kishte baza në Zvicër dhe kështu panë si mundësi të mirë këtë vend.
“Jetoj me mamanë time, Dragana. Babai im, Milos dhe vëllai im 4 vjet më i vogël kanë mbetur në Serbi. Plani ishte që të na arrinin brenda dy vjetësh, pastaj kur unë nisa të udhëtoj shumë nëpër turne, kuptuam se nuk jetoja më shumë se 3-4 javë në vit në Bernë dhe kështu nuk kishte asnjë kuptim që t’i detyroja ata të transferoheshin”- thotë ajo.
Mamaja që dallon për një fytyrë të bukur udhëton gjithmonë me të. Sipas saj, në këtë profesion gjithkush që dëshiron në fillim të të ndihmojë, lodhet shpejt, ose përfundon duke të dhënë urdhëra. Ndërsa me mamanë kjo nuk ndodh. “E di se ajo është gjithmonë aty për ty, për të ndihmuar dhe këshilluar dhe ti mund t’i besosh gjithmonë”- thotë ajo.
Vlerëson si gjë të çmuar miqësinë, ndonëse pranon se sot është bërë pak e dyshimtë. Për këtë, shoqërohet me njerëz të sferës së saj, por i konsideron vetëm njohje dhe jo miqësi.
Vazhdon të jetë single dhe e pranon pa asnjë problem. “Më pëlqejnë meshkujt e gjatë dhe zeshkanë, që dinë çfarë duan dhe që kanë ëndrra për të realizuar”- tregon ajo, duke përjashtuar zërat rreth një flirti me një koleg tenist.
Në familjen e saj është e para që është interesuar rreth tenisit. Kur ishte e vogël ndiqte si e marrë lojën e Monica Seles në televizion. Pastaj tërhiqte mamanë në fushë për ta parë direkt dhe nuk u desh shumë të kuptohej se tenisin e kishte brenda saj.
Si një vajzë serbe kujton kohët e vështira, kur i duhej të udhëtonte me pasaportën e saj dhe e shihnin të gjithë si të ishte e rrezikshme. Kohët, sipas saj tashmë kanë ndryshuar, por nuk di të thotë shumë rreth situatës, as asaj lidhur me Kosovën, duke e konsideruar veten injorante në këtë fushë.
Studion në vitin e parë për ekonomik dhe thotë se është mbarpa krahasuar me moshatarët, por i është dashur të bëjë pakte mes librave, shkollës dhe tenisit.
Në fund ëndrrëon pjesëmarrje të tjera të suksesshme, trofe dhe pastaj një familje, fëmijë dhe një shtëpi buzë detit. Por, për të gjithë këto ka ende kohë..