Komisioneri Mandelson i pakënaqur nga Sarkozy
Komisioneri për Tregtinë në Bashkimin Evropian, Peter Mandelson, e ka akuzuar presidentin francez, Nicolas Sarkozy, se po e pengon në punë dhe se po dobëson pozitat e Europës në bisedimet për tregtinë botërore.
Gjatë një deklarate të bërë, Mandelson tha se puna i ishte bërë më e vështirë, por jo e pamundur dhe se ai do të vazhdojë të negociojë një marrëveshje tregtare në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së.
"Kjo gjendje paraqet një problem të madh sepse, si negociator i BE-së, mua më duhet mbështetja që vjen prej një qëndrimi unik nga vendet anëtare. Ju e dini se në të gjitha negocijatat tregtare, sikurse edhe në gjithë fushat e tjera, fuqia jonë buron nga uniteti”- tha ai.
Mendelson ka theksuar se kërkon një rezultat të ekuilibruar, të drejtë për të gjithë, përfshirë edhe Europën. “Unë për këtë po negocijoj, por nëse pengohem në punën time, mundësia për ta arritur një rezultat të tillë do të dobësohet dhe për këtë kërkoj ndjesë ", tha komisioneri i BE-së për Tregtinë, Peter Mandelson.
Komentet e bëra nfa komisioner Mandelson përkojnë me marrjen nga Franca të presidencës së radhës të BE-së.
Reagimi i tij ka ardhur fill pas deklaratës së presidentit të Francës, Nicholas Sarkozy, i cili ka thënë se propozimet e komisionerit Mandelson për shkurtime të subvencioneve në bujqësi do ta shkatërronin tregun e punës në Evropë.