ZMQ: Më shumë masa për parandalimin e krimit
Duke kërkuar më shumë veprime dhe masa në lidhje me drejtësinë për të miturit, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe UNICEF dorëzuan publikisht mbi 20 mijë nënshkrime drejtuar kuvendit, qeverisë dhe sistemit të drejtësisë në vend.
Kreshnik Spahiu, kreu i ZMQ-së u shpre se: “letra kërkon një angazhim më të madh nga ana e organeve të shtetit dhe drejtësisë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e shoqërisë dhe të jetës sociale”.
Për më shumë mbështetje sociale, ZMQ kërkoi parandalimin e krimit sidomos tek moshat e reja të cilat shpesh herë kanë qenë të përfshira në ngjarje të tilla, rritjen e nivelit arsimor, si kusht I domosdoshëm për rregullimin e shoqërisë si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Sipas sondazheve, në Shqipëri, faktorët se pse moshat e reja përfshihen në krime apo në ngjarje të ngjashme, vijnë për shkak të nivelit të ulët arsimor, mundësive të pakta ekonomike si dhe jetës sociale që i shoqëron.