E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, të ndjerët përcillen nën ritmin rrok

SIDNEY- Ekranë të mëdhenj dhe muzikë rrok. Nuk janë shenja të një feste, por kërkesat për një numër gjithmonë në rritje për funeralet, në një nga varrezat më të mëdha australiane.

Centennial Park Cemetery Authority që administron varrezën më të madhe në Australi, konfirmon se liturgjia tradicionale që shoqëron ceremonitë mortore nuk po pëlqehet më. Së fundi ajo po zëvendësohet nga funerale të reja high-tech që reflektojnë personalitetin e të ndjerit.

Kështu që i është lënë rrugë e lirë teknologjive për përdorimin e videove dhe muzikës, madje dhe internetit gjatë kohës që familjarët përcjellin të ndjerin në banesën e fundit.

Sipas Bryan Elliott, drejtorit të Centennial Park, ka shumë nga ata që në të gjallë të tyre këshillojnë: Mos jini të trishtuar në funeralin tim, celebroni jetën që unë kam jetuar. Nëse muzika ndihmon, atëherë përse jo.

Muzika është cilësuar si një element shumë i rëndësishëm në këtë pikë. Ne Cemetery Park janë në shtim kërkesat për muzikë rrok e pop, aq sa vetë drejtuesit e varrezave kanë bërë një klasifikim të këngëve më të kërkuara dhe të atyre më të çuditshme.

Këngët më të kërkuara

1 - My Way (Frank Sinatra)

2 - Wonderful World (Louis Armstrong)

3 - Time To Say Goodbye (Andrea Bocelli e Sarah Brightman)

4 - Unforgettable (Nat King Cole)

5 - The Wind Beneath My Wings (Bette Midler)

6 - Amazing Grace (various artists)

7 - We'll Meet Again (Vera Lynn)

8 - Over The Rainbow (Judy Garland)

9 - Abide With Me (Harry Secombe)

10 - Danny Boy (diversi artisti)

Kërkesat më të çuditshme

1 - The Show Must Go On (Queen)

2 - Stairway To Heaven (Led Zeppelin)

3 - Highway To Hell (ACDC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›