E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët, grevistët takim me këshilltarë të Presidentit

Sot Këshilltarë të Presidentit të Republikës pritën në Presidencë një përfaqësi të minatorëve grevistë. Përfaqësia e minatorëve, pasi ka falenderuar për qëndrimin dhe përkujdesjen ndaj shëndetit të grevistëve, kërkoi mbështetje të mëtejshme në funksion të plotësimit të kërkesave të bëra publike për qeverinë.

Këshilltarët e Presidentit të Republikës informuan përfaqësuesit e minatorëve se Institucioni i Presidentit ka inkurajuar publikisht gjatë vizitës së Kreut të Shtetit në Bulqizë në 12 shkurt 2008 miratimin e statusit të minatorit dhe gjatë ditëve të grevës i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë që të asistojë me shërbim të kualifikuar shëndetësor, gjë që po realizohet me shërbim njëzet e katër orësh.

“Presidenti i Republikës inkurajon linjat e funksionimit ndërinstitucional, që i shërbejnë dialogut dhe zgjidhjeve ligjore të problemit”- thaë burimet zyrtare nga institucioni.

Një natë më parë minatorët e zhvendosën grevën e tyre para derës së presidencës, ku në një protestë massive kanë kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ata janë shprehur të vendosur për të mos bërë kompromise në emër të kërkesave, që i cilësojnë minimale për t’u realizuar dhe i kanë kujtuar kryeministrit Berisha, grevën e Valiasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›