E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS-së në Romë: Jo libër premtimesh, por guidë qeverisjeje

Pas Brukselit ishte Roma stacioni i Edi Ramës dhe i ekipit të Programit të Ri të Partisë Socialiste.

Në selinë e Fondacionit Italianieuropei u hodh hapi i parë i një pune të përbashkët në funksion të objektivit të shpallur prej kryesocialistit për të ndërtuar një program krejt të ndryshëm nga programet e 17 vjetëve të fundit, duke shkruar jo një libër premtimesh, po një guidë të qeverisjes së re në çdo sektor.

Rama prezantoi faktet dhe idetë e mbledhura gjatë "Dialogut me Shqipërinë" përpara dy ish-kryeministrave italianë Xhuliano Amato e Masimo D'Alema dhe një grupi të gjerë ekspertësh të angazhuar prej tyre.

Më tej u ballafaquan mendime dhe eksperienca të ndryshme e u ngritën sipas fushave pesë grupe të përbashkëta ekspertësh. Në fund të muajit shtator këto grupe do të paraqesin rekomandimet konkrete për të gjitha problemet e ngritura në këtë takim të parë, ku vend të veçantë patën bujqësia, arsimi, shëndetësia e mjedisi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›