E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Varfëria ka prekur mbi 1.4 miliardë njerëz

Më shumë se 1.4 mld njerëz në të gjithë botën jetojnë me më pak se 2 $ në ditë. Sipas raportit të BB,rreth ¼ e vendeve të zhvilluara në botë, jetojnë në kushte të vështira.

Statistikat flasin edhe për 1.2 mld të tjerë që jetojnë me 1.25 $ në ditë. Raporti vlerëson se pavarësisht përpjekjeve të qeverive të ndryshme për tu zhvilluar, kapitalizmi ka sjellë një rritje të numrit të popullsisë së varfër.

Aty theksohet se varfëria ka prekur deri tani 116 vende në botë, në një kohë që po thellohet për shkak të politikave të munguara për të arritur një zhvillim të dukshëm. Në raportin e renditjes së shteteve, Shqipëria ka dalë jashtë vendeve të varfra, në një kohë që 15 shtetet janë pjesë e kontinentit afrikan. Në deklaratën e saj, BB thotë se nuk ka ndryshime të theksuara në nivelin e varfërisë nga 1981-2005,por kriza e rëndë financiare dhe konfliktet kanë bërë që nga 2006-a e në vazhdim të rritet niveli I varfërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›