Bie çmimi i naftës pas uraganit
Çmimi i naftës bruto ka rënë në nivelin më të ulët të pesë muajve deri në nivelin 106 dollarë pasi kompanitë e naftës kanë filluar të bëjnë llogaritjet e humbjeve pas uraganit Gustav që goditi këtë fundjavë gjirin e Meksikës.
Royal Dutch Shell Plc, Total Sa dhe ConocoPhillips deklaruan se janë duke inspektuar platformat në gjirin që u godit nga uragani. Nafta ka rënë me 40 dollarë që nga niveli rekord i vendosur në Korrik.
Çmimi për dërgesat e muajit tetor ra në më pak se 105.46 dollarë për barrel, rreth 8.7% më pak se sa 29 gushti.
Shell, kompania e naftës më e madhe në Europë planifikon të vendosi një numër të limituar punonjësit në platformën e Gjirit të Meksikës, - tha kompania në një deklaratë.
Rafineritë e Louisianës të mbyllura pas Uraganit Gustav duan të paktën 10 ditë për të ardhur në gjendjen e mëparshme pasi në qytet mungon energjia elektrike ndërkohë që edhe shumë pjesë të rafinerisë janë dëmtuar. Rezervat me naftë në këtë kohë janë në nivelin më të ulët të 10 muajve të fundit.
ConocoPhillips, rafineria e dytë më e madhe në SHBA, tha se rafineria e saj në Louisian nuk është dëmtuar shumë dhe inspektimi i saj do të bëhet gjatë ditës së sotme.
Punonjësit e platformave të naftës janë evakuuar nga gjiri në momentin e alarmit të Uraganit. Nga këto rafineri nxirreshin rreth 1.3 milionë barrela në ditë dhe 7.06 miliardë metra kub gaz.
Çmimet kërcyen në nivelin 118 dollarë ditën e djeshme kur uragani Gustav po i afrohej Gjirit të Meksikës dhe kur u paralajmëruar se uragani ishte i fuqisë 4. Por më pas fuqia e tij u ngadalësua dhe sistemi e renditi në Kategorinë 2.
Shpejtësia e erës u ngadalësua deri në 120 kilometra në orë.
Uragani i cili u konsiderua një stuhi tropikale, ka kaluar në perëndim të Aleksandrisë, Louisianës, dhe nesër pritet të kalojë në Texas.