E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, bashkëjetesa e fshatarëve me puset e naftës

Në fshatin Zharëz, disa ditë më parë kuu rrezikua të ndodhte tragjedia, ndodhen dhjetëra shtëpi pranë puseve

FIER- Pas shpërthimit të fontanës në pusin 2116 në Zharëz të Fierit është ngritur pyetja se kush e ka fajin që puset janë ndërtuar pranë banesave. Në pothuajse të gjithë fshatin ndodhen puse të rrethuara nga shtëpi. Janë 15 puse aktive në prodhimtari dhe shumë të tjera janë puse të fondit të ndalur. Prej shumë vitesh 1800 banorë të këtij fshati jetojnë me ankthin e frikës, ndërsa qindra të tjerë janë të sëmurë nga karboni në gjak ose edhe me kancer. Shumë prej banorëve deklarojnë se shtëpitë janë ndërtuar në tokat e tyre të trashëguara ose të marra në bazë të ligjit 7501. “Është kompania Albpetrol ajo që duhet të marrë masa sigurimi për këto puse ashtu si kanë bërë firma të tjera”,- thonë banorët. Ndërsa drejtori i Albpetrolit, Ylli Gjoni, shprehet se puset janë ndërtuar prej dhjetëra vjetësh dhe janë banorët ata që kanë ngritur shtëpitë afër puseve.

Por banorët nuk kanë ndër mend që të ikin nga kjo zonë, edhe pse e dinë që është e rrezikshme. Dervish Hoxha një nga banoret që ka shtëpinë shumë pranë një pusi shprehet se po të ikin të gjithë banoret e fshatit do të iki edhe ai, në të kundërt do të vdesin të gjithë. “Trualli është i imi dhe unë me të bëj çfarë të dua. Askush nuk me lajmëroi që të mos të bëj banesën pranë pusit”,- tregon ai. Kryeplaku i Zharëzës, Jashar Baha, thotë se ngjarja ishte tragjike dhe shteti duhet t’i dëmshpërblejë të dëmtuarit. Sipas tij, të gjitha ndërtimet janë të para viteve 60’. Drejtori i Albpetrolit, Ylli Gjoni, thotë se të gjitha ndërtesat janë ngritur pas puseve, të cilat kanë një moshë 40- vjeçare. Sipas tij, asnjë banesë nuk duhet të jetë në një largësi deri në 15 metra nga puset aktive të naftës pasi kjo është e rrezikshme. -------------------------------------------------------------Fier, ndërtimorët prishin 200 ndërtime pa leje

FIER- Inspektorati i ndërtimit i bashkisë së Fierit ka pridhur gjatë tetë muajve të parë të këtij viti 200 ndërtime pa leje. Objektet e prishura kanë qenë kryesisht garazhe, mure rrethuese, pika tregtimi dhe objekte të tjera që shtriheshin në të gjitha lagjet e qytetit dhe pengonin investimet publike të planifikuara nga bashkia. Sipas burimeve të bashkisë, të gjitha prishjet janë bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore. Qytetarët janë lajmëruar për vendimin sipas afateve dhe u është kërkuar dokumentacioni i pronësisë së truallit dhe i objekteve. Objektet e prishura kanë nisur të ngrihen nga pronarët e tyre pas afatit zyrtar të legalizimit dhe për këtë arsye ato nuk përfitojnë nga ai proces. ------------------------------------------------------------Pranga 44- vjeçares të dënuar me 10 vjet burg

FIER- Pas gati shtatë vitesh në arrati, për t’i shpëtuar krimit të vrasjes me dashje të mbetur në tentative 12-vite më parë, një grua nga Mallakastra është arrestuar nga policia. Burimet zyrtare të policisë thanë se rreth orës 19.30 u bë arrestimi i shtetases Merita Lamaj (Bregu), lindur në Dukas të qytetit të Patosit dhe banuese në Belishovë. Po sipas burimeve policore mësohet se44-vjeçarja është dënuar nga gjykata e Fierit me 10- vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Ngjarja për të cilën 44- vjeçarja do të vuajë dënimin me 10 –vjet burg ka ndodhur rreth 12 vite më parë në qytetin e Patosit. Bregu, me gjakftohtësi dhe me vetëdije të plotë, ka tentuar të vrasë shtetasin Islam Karemani po nga ky qytet, për motive të dobëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›