Cigarja i vë flakën tokave, vdes 80-vjeçari
GJIROKASTER - Një viktimë shënohet nga zjarret e rëna në qarkun e Gjirokastrës.
Mbrëmjen e djeshme, ndërsa tentoheshin të shuheshin flakët në afërsi të kufirit me Greqinë, policia e qytetit njoftoi për humbjen e jetës së të një moshuari. Sipas policisë së qarkut, sinjalizimi i parë për rënien e zjarrit është bërë rreth orës 16:30 në sallën operative. Një telefonatë ka njoftuar se në fshatin Vllaho - Goranxi të Komunës Dropulli i Poshtëm ka rënë zjarr dhe rrezikohen banesat e këtij fshati. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, forca të shumta policie dhe një mjet zjarrfikës, pasi mjetet e tjera zjarrfikëse ndodheshin në një tjetër vatër zjarri në Radat. "Nga ana e policisë është bërë evakuimi i banorëve të këtyre banesave që rrezikoheshin nga zjarri dhe mbas 3 orësh është arritur shuarja e zjarrit, si dhe shpëtimi nga flakët i disa shtëpive. Në to zjarri kishte depërtuar deri në oborr, duke rrezikuar banesat dhe familjarët e tyre", pohuan burimet e policisë. Nga deklarimet paraprake të banorëve të këtij fshati rezultoi se zjarri ka nisur nga baçja e shtetasit Grigor Baxho, 80 vjeç. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqeje të madhe. Menjëherë policia ka nisur punën për të gjetur pronarin e tokës, i cili ishte njëkohësisht dhe personi i dyshuar si zjarrvënës.
Rreth orës 21:30, Inspektorët e Policisë së Rendit të Komisariatit të Policisë Gjiro-kastër gjatë kërkimeve për këtë shtetas kanë konstatuar se i moshuari ndodhej brenda bahçes, i pajetë. Ai ishte djegur nga zjarri, pasi ishte rrethuar prej flakëve, pa pasur mundësi shpëtimi. Nga deklarimet e familjarëve, i moshuari vuante nga sytë dhe nuk dëgjonte mirë. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima ka qenë pirës i rregullt i duhanit dhe shkaku i rënies së zjarrit mund të jetë nga pakujdesia. Për shkak të moshës së thyer, shikimit dhe dëgjimit të kufizuar nuk ka mundur dot të largohet dhe për pasojë është djegur nga zjarri. p.n