E Diel, 1 Nëntor 2026

BE autorizon vendet e varfra "të ndotin"

Vendet më të varfra të Bashkimit Evropian janë autorizuar të ndotin më shumë. Kjo, sipas një projekti që do të prezantohet më 23 janar. Bashkimi Evropian ka fiksuar si objektiv reduktimin me 20 për qind të gazrave që shkaktojnë efektin serë brenda 2020-ës. Por në vend që të imponojë një "kurë" ekologjike të njëjtë për të gjithë, komisioni do të donte të propozonte shkurtime më drastike për vendet e pasura dhe të tregohet më tolerant kundrejt të anëtarësuarve më të rinj që kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm, edhe nëse kostoja do të ishte: më shumë ndotje. E ndërsa të sakrifikuarit më të mëdhenj do të ishin Luksemburgu e Irlanda, vendet që përfitojnë janë Rumania dhe Bullgaria. Përveç kufizimit të emetimit në atmosferë të dioksidit të karbonit, klubi i 27-ëve synon edhe të nxisë burimet alternative të energjisë, si ato diellore. Sërish, vendet më të varfra do të kishin më pak detyrime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›