E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE rishikon marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin për situatën në Gazë

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian kërkon të rishikojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të situatës në Rripin e Gazës, tha dje shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Sipas Kallas, një “shumicë e madhe” në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel ishte në favor të rishikimit të marrëveshjes – nëse Izraeli i përmbahet ende parimeve themelore të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Sipas marrëveshjes, marrëdhëniet midis palëve bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut.

Holanda është një nga disa vende që akuzon Izraelin se ka shkelur këtë parim themelor.

Së fundmi, Izraeli ka ndaluar furnizimet e ndihmave në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, që nga fillimi i marsit.

Izraeli i ka justifikuar veprimet e tij duke thënë se grupi islamist palestinez Hamas po përfitonte nga ndihmat. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›