BRUKSEL – Kallas: BE e shqetësuar për raportet e vdekjeve në Gaza mes armëpushimit

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-DPA/- Një zëdhënës i shefes së punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shprehu sot shqetësim për zhvillimet e fundit në Gaza.
“Bashkimi Evropian është i shqetësuar nga raportet e vdekjeve të shumta në Gaza – për shkak të përleshjeve midis Hamasit dhe anëtarëve të bandave”, tha zëdhënësi.
Ka patur raporte fillestare për dhunë midis anëtarëve të Hamasit dhe klaneve të armatosura në Gaza.
Vrasjet e synuara dhe aktet e hakmarrjes mund të vazhdojnë mes armëpushimit midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite.
“Ne i nxisim të gjitha palët të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe të mos përfshihen në aktivitete që mund të kërcënojnë armëpushimin”, tha ai.
“BE ben thirrje serish se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës në të ardhmen. Hamasi duhet të çarmatoset”, tha zëdhënësi.
Pas nënshkrimit të planit të paqes për Gazën, situata e sigurisë në territor mbetet e pasigurt.
Mungesa e autoritetit politik apo edhe një luftë civile mund të jetë e mundur.
Nëse udhëheqësit e luftës marrin kontrollin në Gaza, mund të pasojnë zhvillime të ngjashme me ato në Libi apo Somali. //a.i/