Vdes këngëtari i muzikës soul D’Angelo, 51 vjeç

NJU JORK, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Këngëtari amerikan i muzikës soul D’Angelo, i cili u bë i njohur në mbarë botën me këngën “Untitled (How Does It Feel)”, ka vdekur nga kanceri në moshën 51-vjeçare, raportuan sot mediet amerikane, duke cituar familjen e tij.
“Ylli i shndritshëm i familjes sonë ka fikur dritën e tij për ne në këtë jetë”, tha familja në një deklaratë të cituar nga shumë media amerikane.
Ata shtuan se D’Angelo kishte luftuar një betejë të gjatë dhe të guximshme me kancerin dhe shprehën mirënjohje të përjetshme për trashëgiminë e muzikës së tij jashtëzakonisht prekëse.
I lindur si Michael Archer në Virginia më 1974, D’Angelo krijonte muzikë që fëmijë. Albumi i tij i parë, “Brown Sugar” (1995), u nominua për disa çmime Grammy.
Në vitin 2000, ai arriti sukses botëror me albumin“Voodoo”, që përfshinte hitin e madh “Untitled (How Does It Feel)”. Më pas erdhi albumi “Black Messiah” në 2014.
D’Angelo ishte tërhequr disa herë nga skena publike dhe kishte luftuar me varësinë nga droga dhe alkooli. /Ad.Ab./