Babai i Senës, akuza për skllavëri
Milton da Silva, babai i Airton Senës është denoncuar për shfrytëzim skllevërish në një fermë të cilën e zotëron në Bahia. Në shkurt të vitit 2007, inspektorët e punës kanë gjetur 82 persona që punonin si skllevër dhe jetonin në kushte çnjerëzore në fermën "Campo Aberto". Ferma, e cila shtrihet për më shumë se 6 mijë hektarë, është vendi ku në fëmijërinë e tij, Airton zbuloi prirjet si pilot me makinën "Suv" të babait. Megjithatë, Milton da Silva publikoi një deklaratë, ku kishte poshtë akuzat.