E Diel, 1 Nëntor 2026

Felps, superkostum për rekordin

Objektivi i Majkëll Felps është rekordi i Mark Spitz. Në Pekin 2008, Kampioni Amerikan i Notit kërkon që të fitojë shtatë medalje ari, për të përsëritur arritjen e vitit 1972 në Mynih, të bashkëkombësit të tij. Për këtë arsye, gjatë Olimpiadës 2008, Felps do të përfaqësohet me një kostum special, i ndërtuar me teknologji moderne. Objektivi është që notari amerikan të fitojë shpejtësi në pishinë dhe të sforcohet më pak. "Është njësoj sikur të qëndrosh brenda një rakete", ishte komenti i Felps.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›