E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo, sms gjatë stërvitjes, 11 mijë euro gjobë

Pasioni për mesazhet nga celulari (sms) i ka kushtuar Kristiano Ronaldos 11 mijë euro. Mesfushori portugez është gjobitur pasi gjatë së njëjtës seancë stërvitore është kapur 4 herë duke dërguar mesazhe. Sipas rregullave të vendosura nga Sër Aleks Ferguson, kjo shkelje dënohet me 2 mijë e 690 euro për çdo herë që lojtari kapet dhe Ronaldo është detyruar që të paguajë shumën e përgjithshme prej 10 mijë e 700 eurosh. Trajneri i Mançesterit synon që lojtarët të jenë të përqendruar totalisht në fushë dhe nuk toleron shpërqendrime. "Të gjithë lojtarët respektojnë disiplinën e Sër Aleks, pohoi një burim i brendshëm i klubit. Megjithatë, ka nga ata që e marrin celularin fshehtazi në stërvitje për të dërguar mesazhe gjatë seancave, edhe pse Ferguson dhe asistentët e tij kanë vendosur që telefonat duhet të qëndrojnë në dollapë dhe të përdoren vetëm pas stërvitjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›