E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë, trajnim mësuesve për bankingun

Banka e Shqipërisë, ka shtuar përpjekjet e saj në drejtim të rritjes së “kulturës ekonomike” të publikut shqiptar, nëpërmjet një komunikimi interaktiv dhe të drejtpërdrejtë me grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Rritja e kulturës ekonomike është parë nga Banka e Shqipërisë si një mundësi për të krijuar një “ambient” që percepton dhe kupton vendimet e marra prej saj, duke ndikuar njëkohësisht edhe në përmirësimin e mekanizmave të transmetimit të politikës monetare në ekonomi. Në këtë kuadër, programi i edukimit të Bankës së Shqipërisë “Banka Qendrore në jetën e përditshme” tashmë ka gjetur shtrirje edhe në qytetin e Vlorës. Ka qenë vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që ka marrë pjesë në këtë aktivitet. Iniciativa e BSH-së për njohjen e rolit të saj nga publiku mbetet një proces i rëndësishëm, pasi në shumë vende të tjera një dalje e guvernatorit, ose një vendim i politikës monetare ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi tregjet dhe aktorët ekonomikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›