Konsulli serb në Nju Jork, padi për mbrojtje të krimit
Konsulli serb në Nju Jork, Slobodan Nenadoviç do të paditet nga autoritetet amerikane për shkak se ka ndihmuar arratisjen e basketbollistit serb, Miladin Kovaçeviç, i cili kërkohej nga FBI-ja dhe Interpoli për vepër penale.
Diplomati serb dyshohet se e ka pajisur me pasaportë speciale diplomatike, basketbollistin serb, i cili është shpallur në kërkim për shkak të rrahjes brutale dhe lënies në gjendje kome të një studenti amerikan me origjinë hebraike. Sipas mediave, po hetohen dyshimet se konsulli serb të jetë mundur i përfshirë në afera kriminale.
Më parë u shkarkua dhe u largua nga Nju Jorku, edhe zëvendëskonsulli serb Igor Millosheviq që kishte faturuar 100.000 dollarë për lirimin e basketbollistit serb Miladin Kovaçeviç. (INA)