E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, asgjësohet një parcelë me hashash

Përmet- Në vijim të operacioneve që Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe për goditjen e trafikut të këtyre bimëve, sot është asgjësuar një parcelë më hashash në Përmet.

Aksioni është zhvilluar nga sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër,në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet.

“Në fshatin Leskaj të Bashkisë Këlcyrë të rrethit Përmet në vendin e quajtur Përroi i Bardhë në pyllin e këtij fshati ështëevidentuar një parcelë e hapur rishtas për kultivimin e bimëve narkotike”- thanë burimet zyrtare.

Në këtë parcelë kishte 600 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 80 centimetra deri në 120 centimetra të larta.

Pasi janë marrë disa rrënjë për ekspertizë , bimët e tjera janë asgjesuar në vend me anë të djegies.

Policia po punon për evidentimin dhe kapjen e autorëve të këtyre bimëve, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›