Belgjika dhe Polinia njohin Kosovën
Mbreti belg, Alberti i Dytë, ka nënshkruar dekretin mbretëror mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu pohoi një zëdhënës i Punëve të Jashtme belge. Teksti si i tillë ka marrë dritën e gjelbër nga qeveria belge që nga java e kaluar. Ky nënshkrim përmbyll procedurën e brendshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila megjithatë bëhet zyrtare pas dërgimit të një letre Prishtinës zyrtare nga ministri i Punëve të Jashtme që konfirmoi vendimin e Belgjikës. Polonia njohu dje pavarësinë e Kosovës. Vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës e publikoi ministri polak i Punëve të Jashtme, Radek Sikorski, pas mbledhjes së qeverisë në Varshavë.