Belsh, digjet furra e bukës
Zjarri ka djegur në pak minuta një furrë buke në qytezën e Belshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së djeshme në qendër të Belshit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, shpërthimi ka qenë i menjëhershëm, saqë nuk është bërë e mundur fikja e tij as me mjete rrethanore dhe as nga zjarrfikëset që janë gjendur aty për 20 minuta. Sipas burimeve të policisë lokale, si shkak është përcaktuar lënda djegëse që përdorej në vend të druve të zjarrit, e cila për shkak të temperaturës së lartë, ka shkaktuar flakë. Paraprakisht dëmet llogariten në rreth 4 milionë lekë, ku pas djegies, furrës i kanë mbetur vetëm muret e gurta.