E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimitri Medvedev, nervoz për postin në krye të Kremlinit

Dimitri Medvedev, që sipas të gjitha gjasave do të jetë Presidenti i ardhshëm i Rusisë, të enjten plotësoi zyrtarisht aplikimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2 marsit, por pranoi se ishte nervoz për sa i takon punës së madhe që e pret. Shkalla e mbështetjes për Medvedev, zëvendëskryeministër i Rusisë, është ngritur ndjeshëm që pasi Presidenti Vladimir Putin, tha javën e kaluar se dëshironte që miku i tij i ngushtë dhe aleati besnik ta pasonte atë në detyrë. Por edhe pse mbështetja e Putinit e bën fitoren e Putinit të sigurt, avokati 42-vjeçar pranon se ka disa probleme: "Nuk ndiej frikë, por jam nervoz, pasi duhet të justifikoj besimin e një numri jashtëzakonisht të madh njerëzish që mbështeten tek unë. Kam përpara një mision të vështirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›