E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi miraton planin antipavarësi

Ministri serb i Mbrojtjes dhe njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike, Dragan Shutanovac, deklaruan se në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të ishte shumë keq nëse pason çfarëdolloj bllokade e Kosovës, edhe ajo ekonomike. Në këtë mënyrë, ai kundërshtoi planin e masave të qeverisë serbe kundër Kosovës, në rast se ajo shpall pavarësinë. Shutanovac, në selinë e partisë së tij, ka thënë se izolimi i cilitdo popull do të sanksionohet. Pasi theksoi se në Kosovë përveç shqiptarëve jetojnë edhe një numër i madh serbësh dhe banorë joshqiptarë, ai tha se të gjithë ata meritojnë një jetë normale dhe se nga ky aspekt bllokada e Kosovës do të ishte e keqe. Qeveria e Serbisë, ministër i së cilës është edhe Shutanovac, ka miratuar një plan aksioni në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i cili konsiderohet si "dokument i shkallës më të lartë të sekretit shtetëror". Andaj, sipas zyrtarëve serbë, për këtë arsye "nuk është e mundur të publikohen detaje nga përmbajtja e tij", porse organet shtetërore serbe në rast të nevojës, do të veprojnë sipas dispozitave të këtij dokumenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›