Berisha kërkon më shumë femra në Kuvend
Kryeministri Berisha ka propozuar dje që numri i grave deputete të shkojë në 30%. Kreu i Ekzekutivit ka rikujtuar se në vitin 1996 Parlamenti ka pasur më shumë gra dhe vajza sesa aktualisht. "Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në Parlament. Kjo është përcaktuese që ato të marrin vendin e tyre në vendimmarrje. Unë mendoj se kuota minimale prej 30% si hap i parë është i domosdoshëm", u shpreh Kryeministri Berisha. Duke vijuar në këtë kontekst, Kryeministri ftoi drejtuesit e të gjitha partive politike që kjo kuotë të respektohet në mënyrë rigoroze. Në rast se në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës do të jenë sërish 140 deputetë në Kuvend, këtë herë numri i deputet[eve femra, sipas kryeministrit, pritet të shkojë në 42, përballë 98 meshkujve.