Ndoka:Berisha të mbledhë tryezën e partive
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjatë një takimi në Vlorë i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha, që të mbledhë tryezën e partive për reformën. "Marrëdhëniet e partisë tonë me Kryeministrin, si dhe me PD, janë shumë të mira, ide të qarta për reformat në përgjithësi, si dhe në prioritetet politike. Por jemi të ndërgjegjshëm se ka dhe vend për përmirësime të mëtejshme në punën tonë të përbashkët. I bëji thirrje Kryeministrit Berisha që të mbledhë sa më shpejt tryezën e kryetarëve të partive parlamentare për të diskutuar dhe debatuar kryesisht për reformën zgjedhore. Ne nuk jemi dakord me propozimet e PD dhe PS, propozimi ynë është i qartë ashtu si dhe i disa partive të tjera", ka thënë Ndoka. Sipas Ndokës, PDK do të synojë të jetë forca e katërt politike në vend. Më pas u është dhënë tesera e anëtarësimit në PDK të 15 anëtarëve të rinj të moshave të ndryshme.